Site icon Telegrafi

E turpshme! Tenisti australian lëshon pikë qëllimisht, por kjo i kushton me përjashtimin prej Kombëtares (Video)

Bernard Tomic ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut botëror, por edhe ka zemëruar tifozët e tenisit.

Tomic në rrethin e parë të Delray Beach ka humbur kundër tenistit belg Steve Darcis me rezultat 3-0, në sete (6: 3, 1:6, 4:6).

Pas një seti të mirë në të parin, në atë të dytin tenisti australian ‘është tallur me publikun’ teksa ka luajtur si në stërvitje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Tenisit

Në mes të setit të dytë filloi të mos angazhohet duke humbur pikë në çdo aksion të mundshëm, transmeton Telegrafi.

Për shkak të kësaj sjellje dhe problemeve të fundit ligjore, tenisti është përjashtuar prej ekipit australian që po merr pjesë në turneun Davis Cup.

Vlen të theksojmë se tenisti 24-vjeçar aktualisht renditet në pozitën e 32 në ranglistën botërore të ATP-së. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=l8ohxzR-apE

Exit mobile version