Bukuroshja Marina Vjollca e nisi rikthimin e saj në televizion, me një format të ri të televiziv të quajtur “Klanifornia”.
Ajo gjendet tashmë çdo të shtunë pranë teleshikuesve me programin e saj, i cili sjell skeçe, të qeshura dhe mysafirë specialë që bëjnë lojëra të ndryshme.
E në atë që duket sikur gjithçka po shkonte mirë, një skeç humoristik i luajtur në atë mbrëmje ofendoi teleshikuesit nga Kosova.
Njëra nga aktoret e programit, Delina Disha, e cila portretizonte figurën e luftëtares së njohur, Shotë Galica, teksa po ankohej se pushtetarët nuk i kanë bërë varrin si duhet, në të njëjtën kohë, ajo shprehet sikur burrat e Kosovës nuk kanë bërë asgjë gjatë luftës.
Interpretuesja e këtij roli, gjatë ekzekutimit të rolit të saj thotë se “burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbëve nuk iu kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurur këngë dhe lavde”.
(Ndiqeni këtë moment nga minuta 43:00)
Një skeç i tillë dhe ndoshta jo i menduar mirë, u cilësua i turpshëm marrë parasysh numrin e madh të burrave që kanë luftuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, e një pjesë e tyre kanë rënë edhe dëshmorë për liri.
Teksa publiku e duartrokiti e këtë skeç në atë moment, shumë shqiptarë të Kosovës që e ndoqën nga televizioni u ndjenë të trupëruar për mënyrën se si u ironizua me një gjë të tillë.
E ajo që do të ishte më se e udhës në këtë rast, do të ishte një kërkim-falje nga organizatorët e programit dhe vetë drejtuesit për këtë “lëshim” që ndodhi gjatë emisionit argëtues. /Telegrafi/