Zlatan Ibrahimoviç ishte subjekt i fyerjeve etnike gjatë ndeshjes ku Milani luajti në Ligën e Evropës ndaj Cvrena Zvezdas të enjten.
Sulmuesi me prejardhje boshnjake, qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, ku Rossonerët morën një barazim 2-2.
Një video e postuar nga gazetarja Arnesa Buljušmić-Kustura në ‘Twitter’ tregon se si sulmuesi i Milanit ka qëndruar i palëkundur kur disa njerëz në stadium e ofenduan atë.
Fjalët e tifozëve kishin të bënin me prejardhjen boshnjake të Ibrahomvic, ku u përdoreën terme fyese për këtë kombësi.
Jarring video of Zlatan Ibrahimovic, who is ethnically Bosnian, being harassed and having ethnic slurs spewed at him at the Red Star Belgrade game.
“Balija” is an ethnic slur for Bosniaks that’s been used for years by Serb nationalists especially as one of the biggest insults. pic.twitter.com/W5yB0Xuknn
— Arnesa Buljušmić-Kustura (@Rrrrnessa) February 19, 2021
Në këtë ndeshje nuk duhet të kishte fitozë në stadium, por duket se kryesia e klubit Crvena Zvezda i ka thyer kufizimet që vijnë për shkak të COVID-19.
Ibrahimoviç u quajt “Balija”, një fjalë e turpshme që përdoret për boshnjakët etnik, e që nacionalistët serbë e kanë përdorur si një nga fyerjet më të mëdha drejt boshnjakëve, ka treguar gazetarja Buljušmić-Kustura. /Telegrafi/