Telegrafi

E turpshme, postieri kryen nevojën fiziologjike para hyrjes së shtëpisë ku dërgoi pakon (Foto)

Nemy Bautista nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur e habitur kur kuptoi se nevojën që e pastroi para hyrjes ishte e një njeriu.

Kur ka shikuar filmimin e kamerave të sigurisë, kuptoi se ishte postieri ai që kishte kryer nevojën fiziologjike, para se t’ia dërgonte pakon që kishte porositur, transmeton Telegrafi.

Kryen nevojën pas derës së furgonit

“Mendova se ishte nevojë qeni dhe e largova, por pastaj kuptova për çka bëhej fjalë. Madje, ai as që u pastrua dhe me duar të papastra, ma solli dërgesën”, ka thënë Bautista lidhur me rastin.

Largimi nga prona që e ndoti

Zyrtarë nga posta që merret me dërgesa të shpejta, deklaruan se ai punonjës është larguar nga puna, ndërsa janë në biseda të drejtpërdrejta me pronaren e dëmtuar. /Telegrafi/