Telegrafi

E turpshme, kompania që prodhon fanellat e Chapecoense i shtrenjton ato pas aksidentit (Foto)

Një kompani braziliane është kritikuar për shtrenjtimin e fanellave të Chapecoenses pas tragjedisë së ekipit.

Aeroplani që po transportonte ekipin për në Kolumbi u rrëzua duke lënë 71 viktima.

Vetëm gjashtë anëtarë të ekipit i shpëtuan aksidentit të tmerrshëm.

Kurse, pas rrëzimit, fanellat e ekipit janë kërkuar shumë edhe nga tifozët e skuadrave kundërshtare për të shprehur mbështetjen ndaj tyre.

Por, kompania Netshoes e ka ngritur çmimin e tyre nga 30 funte në rreth 59.

Gjest jo i mirë i kompanisë që kërkon të fitojë më shumë në kurriz të asaj që i ndodhi klubit brazilian.

Chapecoense kishte udhëtuar për në Medelin të Kolumbisë për ta zhvilluar ndeshjen finale të Kupa Suda Amerika. /Telegrafi/