Pensionistja që priste të blinte ushqim në një lokal në Huddersfield të Anglisë, e ka pësuar keq nga një burrë i panjohur.
Ai e ka goditur me bërryl pa asnjë arsye, duke e lënë pa ndjenja në dysheme, transmeton Telegrafi.
Për shkak të goditjes, ajo është dashur t’i nënshtrohet intervenimit mjekësor, ndërsa tani ndjehet shumë e stresuar.
Në anën tjetër, personi që ushtroi dhunën është në arrati dhe ende nuk është identifikuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/CVpTPk-l0XQ