Ish-ylli anglez i Arsenalit, Theo Walcott ka thënë se sezoni 2024/25 mund të jetë me fat që Topçinjtë ta fitojnë trofeun e titullit kampion.
Arsenali e rivalizoi Manchester Cityn gjatë gjithë sezonit 2023/24, por përfundoi duke përfunduar një pikë prapa kampionëve të Ligës Premier.
Me Topçinjtë që kanë forcuar skuadrën e tyre këtë verë dhe Arteta duke u zhvilluar si menaxher, ky mund të jetë viti kur Topçinjtë më në fund dalin fitimtarë, sipas Walcott.
“Isha me Arsenalin në para-sezon. Kam parë se sa të strukturuar janë ata si grup dhe mendërisht”, ka thënë fillimisht Walcott për Daily Mail.
“Mënyra se si Mikel Arteta ka forcuar ekipin e tij, ndihem sikur do të jetë hera e tretë me fat për ta këtë herë”.
🗣️ Theo Walcott on Arsenal’s title chances:
“I’ve seen how structured they are as a unit and, mentally, the way Mikel has hammered his team.” 👀🔨
“I feel like it’s going to be third time lucky.” 🔜🤔 pic.twitter.com/5lq7dXT7Pa
— DailyAFC (@DailyAFC) August 22, 2024
“Më duket sikur e duan më shumë dhe janë gati. Thjesht ndjej se janë më të pajisur si strukturë. Ata kanë mësuar shumë”.
“Ata kanë disa lojtarë më me përvojë që e dinë si të lëndojnë dhe thjesht ndjej se ky vit mund të jetë viti i tyre”, përfundoi ish-ylli i Arsenalit. /Telegrafi/