E treta e vërteta, të paktën kështu flasin të dhënat. Joe Biden për herë të parë kishte kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988.
Por, ai kishte pësuar humbje, duke mos iu zbehur për asnjë moment motivi për të vazhduar tutje, transmeton Telegrafi.
Kështu e provoi sërish në vitin 2008, duke menduar se kësaj radhe do të ketë fat – por edhe këtu dështoi.
Megjithatë sot ai është fitues i zgjedhjeve presidenciale – duke u bërë në moshën 78-vjeçare presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/