Site icon Telegrafi

E tradhton teshtima

Hajni 48-vjeçar nga Bytom, ishte parë nga roja në vendin ku kishte vjedhur, mirëpo ai kishte arritur të ikte, para se të vinte policia.

Më pas policia kishin marrë një telefonatë se ai po fshihej në banesën e të dashurës së tij, mirëpo pas kontrollimit që kanë bërë nuk kishin gjetur asnjë gjurmë.

Porsa ishin përgatitur të largoheshin, policët kishin dëgjuar një teshtimë, e cila vinte nga brendësia e frigoriferit.

Kur kanë hapur frigoriferin ata e kanë gjetur Jerzy Jancewiczin të strukur dhe të mërdhirë. /Telegrafi/

Exit mobile version