Telegrafi

E tradhton e dashura, ja “befasia” që i bën ai për Shën Valentin (Video)

Një burrë e kishte kuptuar që e dashura e tij po e tradhton, dhe kështu vendosë ti bëj një befasi asaj duke e ftuar në apartamentin e tij në ditën e Shën Valentinit, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kishte udhëtuar pothuajse një orë me veturë deri te shtëpia e të dashurit të saj duke menduar se do të fitojë një dhuratë të mirë, atë e priti një befasi që kurrë nuk kishte menduar se do ti ndodhë e sidomos në atë ditë.

Për ta bërë atmosferën sa më romantike dhe të mos dyshoj se ai e kishte kuptuar që ajo po e tradhton më dike tjetër, vendosë t’ia mbyllë sytë me kollare duke i thënë se e pret një befasi e këndshme.

Dhe posa të hapë sytë, në duar i jep një listë të bisedave që i kishte bërë me mashkullin që po e tradhtonte.

Dhe para se ta përzë nga apartamenti i tij, i thotë se kjo video do të publikohet në YouTube dhe se do të bëhet e famshme. /Telegrafi/