Një qytetar amerikan është arrestuar në aeroportin ‘John F. Kennedy’, pasi kishte fshehur në pantallona rreth 5 kg kokainë me vlerë 164.000 dollarë.
Polici që e arrestoi kishte vënë re se ai nuk ishte komod me pantallonat e tij dhe se ishte në tension.
Teksa po e kontrollonin ata kanë vënë re se ai kishte lidhur në këmbë disa pako me kokainë.
Juan Carlos Galan Luperon, po kthehej nga Republika Domenikane për në SHBA.