Një grua me ‘zemër të thyer’ ka ‘ndëshkuar’ ish të dashurin e saj i cili e tradhtoi – duke i dërguar atij një ton qepë për ta “bërë të qajë aq sa ajo dikur”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza e njohur me mbiemrin e saj Zhao, u shkatërrua pasi partneri i saj e braktisi prej më shumë se një viti lidhje dashurie.
Disa pamje të publikuara nga disa medie kineze tregojnë ish të dashurin e Zhao, i cili po shikonte grumbullin e perimeve para shtëpisë së tij.
“Kam qarë për tre ditë, tani është radha jote”, kishte shkruar Zhao në letrën e dorëzuar bashkë me qepët e kuqe.
Ndërkaq imazhe të ndryshme u shfaqën kur një shofer ngarkoi një kamion me perime në një kompleks banimi në Zibo, Shandong të Kinës lindore./Telegrafi/