Site icon Telegrafi

E tmerrshme: I shpëtojnë burgut edhe pse rrahën brutalisht vajzën 14-vjeçe (Video, +18)

Tre adoleshente që kanë rrahur brutalisht një 14-vjeçare duke e përplasur në tokë dhe duke e shqelmuar pamëshirshëm, kanë arritur t’i shpëtojnë dënimit me burg, edhe pse e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ishte filmuar me telefon mobil.

Bethany Gallimore ishte duke kaluar pranë vajzave ku ishte nisur për tu takuar me prindërit e saj, kur sulmohet papritmas pa kurrfarë arsyetimi, transmeton Telegrafi.

Gjatë seancës dëgjimore, Bethany e ka përshkruar grupin e vajzave 14-vjeçe që e kishin rrethuar si tejet të dhunshme, të cilët e kishin shqelmuar dhe përplasur për tokë në Kidsgrove.

Por pas shumë goditjeve të marra, Bethany arrin t’u ikë dhe të takohet me prindërit e saj edhe pse ishte e mbuluar në gjak.

Ajo ishte dërguar me urgjencë në spitalin mbretëror të Stoke, ku është konstatuar sa ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa gjykata ka vendosur të liroj vajzat e dhunshme edhe pse kishin pranuar se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Bethany.

Ato janë detyruar t’i paguajnë një shumë të majme Bethany si dëmshpërblim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FQZ6Yhq3efw

 

 

Exit mobile version