Një nënë nga Peja ka denoncuar çerdhen ku e kishte fëmijën e saj për shkak të dhunës së shkaktuar nga dikush brenda në këtë institucion.
Vajza siç shihet në këtë fotografi, është në gjendje të keqe për shkak të lëndimeve në trup.
Fotot e siguruara nga Magazina.al tregojnë për mungesën e kujdesit nëpër çerdhet e Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe Nazlie Balaj, nga Vetëvendosje:
“Sot ne Pejë, gjegjësisht në çerdhen e fëmijëve ”Pëllumbat e Paqes”, nëna e merr fëmijën e saj në këtë gjendje shokuese. Siguria dhe përkujdesja e fëmijëve në institucione publike dhe private është shqetësuese. Kjo është pasojë e institucioneve të vendit të cilat nuk kontrollojnë çerdhet publike dhe lejojnë hapjen e çerdheve private sikur të ishin ato kioska. Kërkoj nga organet e rendit publik, që urgjent të zbardhin dhunën ndaj fëmiut, të ftohen në përgjegjësi personat e autorizuar në këtë institucion publik për përkujdesje të fëmijëve”, shkruar Balaj.