Një djalosh nga Siria për pak sa nuk u çmend nga frika, pasi u paralajmërua se aeroplanët luftarak ishin duke u bërë gati të kryejnë sulme ajrore mbi të, por pas disa sekondave e kuptoi se bëhet fjalë për një shaka aspak të mirë për 1 prillin.
Një video shfaq momentin, kur një djalosh i vogël i cili po qëndronte i ulur në një kopsht të lodrave në Stamboll alarmohet nga një burrë, i cili thotë se aeroplanët janë duke fluturuar mbi kokën e tij dhe se po bëhen gati të bombardojnë, transmeton Telegrafi.
Me të kuptuar se burri e paralajmëroi për bombardimet e mundshme, djaloshin e zë paniku dhe kështu fillon të kaloj rrethojat e kopshtit, duke kërkuar vendstrehim nga bombardimet.
Edhe pse pas disa sekondave i thotë se bëhet fjalë për një shaka të 1 prillit, djaloshi nuk mund të ndalet duke vrapuar nëpër kopsht duke u strehuar herë nën pemë e herë nën lodra.
Por ky djaloshi me sa duket kishte përjetuar gjërat të tmerrshme në Siri, që e kanë bërë të reagoi në këtë mënyrë kur dëgjon se do të fillojnë bombardimet. /Telegrafi/