Një djalosh me autizëm është filmuar duke u goditur vazhdimisht në fytyrë nga tre adoleshentë, të cilët ngjarjen e tmerrshme e kanë filmuar dhe më pas e kanë postuar në mediat sociale.
15-vjeçari ishte rrethuar nga tre të rinj në një park lodrash në Neëcastle të Anglisë, i cili dukej i tmerruar dhe gjatë gjithë kohë bërtiste nga dhimbjet e grushtave, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mundohej të mbrohej derisa po e sillnin në luhatëse, djaloshi pësoi lëndime trupore në momentin që ata e rrëzuan në tokë dhe e goditen me shkelm në kokë.
Policia është vënë pas djemve të cilët kishin postuar videon në internet, dhe mburreshin me komente të ndryshme se e kanë goditur në të gjitha pjesët e trupit. /Telegrafi/