Telegrafi

E tmerrshme: Punëtori i kopshtit zoologjik godet me shkop tigrin, ne qëllim që vizitorët të fotografohen me të (Video)

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagime të ashpra tek personat që merren me mbrojtjen e kafshëve, pasi në të shfaqet një tigër i cili keqtrajtohet nga punëtori i kopshtit zoologjik, vetëm dhe vetëm që vizitorët të bëjnë një fotografi me të.

Videoja shfaq punëtorin e një kopshti zoologjik në Tajlandë i cili vazhdimisht e godet dhe shpon me një shkop tigrin, me qëllim që ai të rri urtë derisa vizitorët fotografohen me të, transmeton Telegrafi.

Edëin Ëiek i cili ka publikuar videon në Facebook ka shkruar: “Sot isha dëshmitar i një veprimi të shëmtuar, ku turistët kënaqeshin kur punëtori i kopshtit zoologjik torturonte tigrin, me qëllim që ata të mund të bëjnë një foto me të”.

Ai ka kërkuar së bashku me mijëra tjerë që të ndryshohet ligji për kafshët e egra që në këtë vend nuk janë edhe aq të mbrojtura me ligj. /Telegrafi/