Telegrafi

Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur! (Video)

Një nxënës nga Shtetet e Bashkuara, e ka filmuar momentin kur e ka zbrazur qumështin që ishte trashur dhe lëvizte ngadalë.

Ai është rrëqethur nga pija e ambalazhuar, që i është shërbyer në mensën e shkollës, transmeton Telegrafi.

Çuditërisht, në paketim shkruan se ende ka afat, por qumështi me kakao nuk ishte në gjendje normale.

Videoja e postuar në Reddit, për dy ditë është parë afro tre milionë herë.

“Kjo ndodh kur qumështi që ka qenë në frigorifer, është nxjerr dhe ka qëndruar për një kohë në vend të hapur”, kanë deklaruar prodhuesit, duke hequr fajin nga ta. /Telegrafi/