Një video e publikuar së fundmi në internet, ka shokuar opinionin në mbarë botën, pasi në të shfaqet një nënë nga Afganistani e cila mëson fëmijët e saj të pinë hashash.
Karima është një nënë e cila e fillon ditën duke tymosur hashash, por tregimi i saj i tmerrshëm nuk përfundon këtu, pasi ajo mëson edhe fëmijët e vet të pinë hashash, transmeton Telegrafi.
Ajo thotë se qysh si 13-vjeçe ka filluar të përdorë drogë, kur edhe prindërit e martuan pa dëshirën e saj, por pas një kohe të shkurtër bashkëshorti e braktisi.
Që atëherë ajo është bërë e varur nga droga, sa që është e gatshme të shesë fëmijët e saj për disa para, që do t’i siguronin asaj një sasi të mjaftueshme të drogës.
“Nëna më thoshte do të shkojmë në treg, dhe unë gëzohesha sepse mendoja se do të më blej diçka. Por kur shkonim atje, ajo takohej me burra të cilëve u thoshte nëse janë të gatshëm të japin para nëse dëshirojnë të më blejnë. Por fatmirësisht ata nuk ishin të gatshëm për një gjë të tillë, dhe madje i jepnin nënës të holla për të na mbajtur gjallë”, ka deklaruar një prej fëmijëve të Karimas. /Telegrafi/
CHILD DRUG USE IN AFGHANISTANA mother starts her day by smoking hash with her little girl: #Afghanistan’s drug problem
Posted by In the NOW on Wednesday, April 6, 2016