Site icon Telegrafi

E tmerrshme: Nëna detyron të birin të qëndroj mbi një orë i ulur në asfalt që t’ia ruaj parkingun (Foto)

Disa fotografi të pazakonshme të postuara së fundmi në internet, kanë shkaktuar reagime të ashpra, pasi në to shihet një fëmijë duke qëndruar i ulur në asfalt vetëm dhe vetëm që t’ia ruaj parking nënës së vet.

Djaloshi i vogël u ka thënë kalimtarëve të rastit, se nëna e tij e kishte detyruar të “piqet për së gjalli” që t’ia ruaj parkingun, pasi në lagjen e tyre mezi arrijnë të gjejnë vend të lirë për parkim, transmeton Telegrafi.

Shumë kalimtarë të rastit i janë ofruar djaloshit, që duket të mos ketë më shumë se tri vjet për ta pyetur nëse kishte humbur.

Por përgjigja e tij ka shokuar ata, pasi kuptuan se është urdhëruar të qëndrojë i ulur në asfalt derisa të kthej nëna e tij veturën.

Thuhet se vogëlushi kishte qëndruar i ulur në asfalt për më shumë se një orë e gjysmë, derisa temperatura ishte mbi 30 gradë celsius.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në kryeqytetin e Maljazisë, Kuala Lumpur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version