Site icon Telegrafi

E tmerrshme: Momenti kur katër nxënëse ia bëjnë gati varrin një vajze 14-vjeçe, të cilën e rrahin brutalisht për katër orë (Foto/Video, +18)

Katër nxënëse janë arrestuar në Brazil pasi kishin torturuar një bashkëmoshatare, e cila sipas raporteve fillestare konsiderohej si “rivale në dashuri”, derisa ngjarjen shokuese të rrahjes e kishin filmuar me telefon mobil.

Vajzat e reja të moshës nga 13-16 vjet, shihen duke tërhequr zvarrë një vajzë 14-vjeçe deri tek një varr jo edhe aq i thellë, derisa për më shumë se katër orë duke e goditur pandërprerë me një shkop druri në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.

Por fatmirësisht ajo kishte arritur t’i zgjidh duart dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, për të kërkuar ndihmë nga disa njerëz të cilët e gjetën të larë në gjak.

Ndërkaq detektivët besojnë se ato kishin planifikuar ta vrasin, dhe më pas ta varrosin duke humbur çdo gjurmë që do të qonte tek ajo.

E gjithë kjo ngjarje u dokumentua kur policia pasi arrestoi katër vajza në Tindade pjesën qendrore të Brazilit, gjeti videon në telefonin e njërës nga vajzat. /Telegrafi/

Exit mobile version