Kamerat e sigurisë në Harbin të Kinës ka regjistruar një situatë dramatike, kur një nënë me të bijën e saj derisa po zbrisnin shkallëve lëvizëse (elektrike) goditen befasisht nga disa karroca të hekurta të cilat kishin rënë nga kati i sipërm.
Pas goditjes së rëndë, nëna raportohet se ka humbur vetëdijen derisa e bija e saj ishte mbuluar në gjak, transmeton Telegrafi.
Por pasi ishte zgjuar, nëna e quajtur Xu ka deklaruar para medieve, se menaxhmenti i qendrës tregtare duhet të marrë përgjegjësinë për atë që i ndodhi asaj dhe të bijës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FG0VRgW8wkM