Site icon Telegrafi

E tmerrshme: Mësuesja rreh 5 vjeçarin me lopatë druri (Video)

Drejtoresha e një shkolle fillore në Georgia, SHBA ka goditur me lopatë druri një 5 vjeçar- dhe i tha mamasë së tij së nëse ajo ndërhynte djali i saj do përjashtohej nga shkolla dhe ajo do të shkonte në burg.

Mesa duket nxënësi i vogël u përpoq të godiste një student ditën e hënë prandaj ai u ndëshkua.

Video e cila është postuar nga mamaja e djaloshit, Shana Perez, është bërë virale dhe ka marrë mbi një milion klikime, megjithëse nuk e tregon momentin që drejtoresha e rreh me lopatë.

Perez u shpreh se drejtoresha e paralajmëroi se nëse përpiqej ta ndalonte djali do të përjashtohej e ajo do të shkonte në burg.

Zyrtarët e rajonit të shkollës thanë për NBC News se ata janë duke hetuar mbi incidentin.

Perez shtoi se ajo nuk i dha lejen drejtoreshës të godiste djalin e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=l96H8P8_mmw

Exit mobile version