Telegrafi

E tmerrshme: Lind foshnjën para dyerve të spitalit, pasi injorohet nga stafi mjekësor (Foto/Video)

Një moment i pazakontë është filmuar nga kamerat, ku shfaqet momenti kur një grua detyrohet të lind foshnjën në hyrjen kryesore të spitalit, pasi për rreth 20 minuta ishte injoruar nga stafi i spitalit.

Klithmat e para të foshnjës mund të dëgjohen në video, derisa erdhi në këtë botë para dyerve të spitalit të qytetit Mixquihuala në Meksikë, transmeton Telegrafi.

Raportohet se kjo grua kishte mbërritur në spital me kohë dhe kishte informuar stafin se ishte e gati për të lindur.

Megjithatë, stafi nuk ishte marrë me të dhe kështu ajo e kuptoi se do t’i duhet të shtrihet në tokë, dhe të lind foshnjën pa ndihmën mjekësore.

Por vetëm pasi solli në jetë foshnjën, infermieret shihen duke vrapuar në drejtim të gruas e cila mbante në duar fëmijën që po qante.

Më pas ajo është pranuar në spital, dhe fatmirësisht nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/