Një burrë është qëlluar në kokë me armë zjarri, me ç’rast ka mbetur i vdekur në vend, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është zhvilluar brenda një supermarketi, në prezencë të blerësve dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Pamjet e videos, shfaqin viktimën Nilson Alves Moreira 32-vjeç duke ikur nga dy burra në dyqan, kur në një moment humb kontrollin dhe bie në tokë, transmeton Telegrafi.
Por duket se kjo nuk i mjaftoi këtij grupi kriminal, pasi me të dalë personi i dytë që i ishte vënë pas të riut Moreira, e qëllon edhe njëherë në kokë duke u siguruar që të mos shpëtoj.
Sipas medieve ndërkombëtare, kjo ngjarje makabre ka ndodhur gjatë të enjtes mbrëma në qytetin Formos, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti brazilian, Brazilia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=q5u_pj4d8xA