Ushtria siriane dhe xhihadistët e Shtetit Islamik, vazhdojnë të zhvillojnë beteja të ashpra në periferi të qytetit Palmyra, raportojnë mediat siriane dhe aktivistët e opozitës.
Sipas informacioneve të fundit, ushtria siriane ka marrë nën kontroll kështjellën e lashtë në këtë qytet dhe është duke vazhduar të përparojë, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, mediat ruse kanë publikuar pamjet ekskluzive të qytetit Palmyra të filmuara nga dronët.
Një zyrtar sirian ushtarak i cili ka dashur të mbetet anonim, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve SANA, se forcat qeveritare kanë rimarrë shumicën e qytetit Palmyra si dhe disa kodra që rrethojnë këtë qytet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zFHcIm9F41w