Site icon Telegrafi

E tmerrshme: Kali shfrytëzohet si shënjestër, qëllohet me shigjetë harku në sy (Foto, +18)

Në Hertfordshire të Anglisë, është gjetur një kalë, poshtë syrit të së cilit ishte ngulur një shigjetë e gjatë.

Kafsha e quajtur Ëidget, dyshohet se ka qenë shënjestër e një keqbërësi, që ‘ka gjuajtur nga afërsia me hark të madh’, transmeton Telegrafi.

“Shigjeta është shumë e gjatë, dhe i përket një harku të gjerë”, thuhet në raportin policorë, ndërsa nënvizohet se nuk ka të dyshuar por se janë duke u zhvilluar hetime.

Pasi i është nënshtruar intervenimit nga veterinerët, Ëidget është në gjendje stabile dhe syri nuk i është verbuar.

Në anën tjetër, pronari i kalit ka ofruar njëmijë funte, për çdokënd që japë informatë lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version