Fernando Torres ishte një prej lojtarëve më të dobët të finales së Ligës së Kampionëve.
Futbollisti i Atletico Madridit nuk arriti që të lë gjurmë në këtë takim, duke ia lënë 22 vjeçarit Carrasco përgjegjësinë e barazimti të rezultatit kur ekipi ishte në disavantazh.
Por, Torres nuk arriti që të vë vulën e tij në këtë ndeshje edhe gjatë vazhdimeve.
Shiko VIDEO: Torres nuk u përmbajt, shpërtheu në lot pas finales
E tmerrshme pos faktit që nuk ka shënuar gol, është edhe fakti që nuk ka kontribouar në organizimin e lojës.
Ai arriti të bëjë vetëm 5 pasime në total në 120 minuta ndaj Real Madridit.
Tri nga këto pesë pasime në total ishin në rrethin e gjysmëfushës, gjë që tregon se ai pak ka pasur influencë në sulm.
Torres u tha se u ringjall, por në finale ai ishte në fushë sikur i vdekur ! /Telegrafi/