Site icon Telegrafi

E tmerrshme: ISIS ua prenë gjymtyrët e trupit fëmijëve, në bastionin e tyre në Siri (Foto, +16)

 

Militantët e ISIS-it nuk kanë të ndalur me mizoritë e tyre, pasi së fundmi raportohet se janë duke ua prerë gjymtyrët e trupit fëmijëve, si dënim për shkeljen e ligjeve të grupit terrorist në bastionin e tyre në Siri.

Familjet që i kanë shpëtuar terrorit në qytetin Raqqa, kanë folur në detaje për skenat e tmerrshme që i kanë parë, ku djemtë e rinj kanë humbur duart apo pjesët tjera të trupit në gjymtimet publike që i praktikon ISIS-i, transmeton Telegrafi.

Një nënë ka thënë se së bashku me tre fëmijët e saj janë detyruar të shikojnë këto skena të tmerrshme, ku fqinjëve të tyre dhe një 11-vjeçari që luante me fëmijët e saj, i është prerë krahu në prezencë të një turme njerëzish.

Lexo po ashtu Ankohej për ënjtje barku dhe të vjella, kirurgët habiten me atë çfarë i gjetën në bark (Foto/Video, +18)

Ajo tha se djaloshit që i është prerë krahu, ishte një jetim i cili është kapur duke tentuar të shesë një bateri të vjedhur të veturës për të blerë ushqim.

Pasi ishte zënë vogëlushi duke tentuar t’ia shesë baterinë një burri, militantët e ISIS-it e kanë lidhur atë dhe më pas i kanë prerë krahun.

“Ata përdorin shpatën, ku nën dorë fusin një cung druri dhe më pas fillon tmerri”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version