Kamerat e sigurisë të një hoteli, kanë regjistruar momentin kur stafi i hotelit dhe mysafirët fillojnë të ikin në plazh, derisa militantët e Shtetit Islamik po i qëllonin me kallashnikovë.
Derisa dëgjohen të shtënat e armëve, videoja shfaq momentin kur një burrë i veshur me të bardha futet në bar të hotelit, duke mbajtur në duar pushkë automatike, transmeton Telegrafi.
18 persona kanë mbetur të vrarë në sulmin në Grand-Bassam, i cili cilësohet të jetë si sulmi i parë i ekstremistëve islamikë në këtë vend. /Telegrafi/