Në një video që është publikuar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik shihen xhihadistë që vrasin një mashkull homoseksual duke e hedhur nga një ndërtesë e lartë, shkruan Daily Mail.
Në atë video shihet një anëtar i grupit terrorist duke ju drejtuar një turme me burra dhe djem që janë mbledhur rreth ndërtesës në të cilën qëndron ISIS në Mosul, të Irakut, transmeton KosovaPress.
Ekstremistët më pas u thonë turmës që burri është shpallur ‘fajtor’ në akuzën se është homoseksual, gjë e cila është e ndaluar sipas ligjit të Sheriatit dhe duhet të dënohet me vdekje.