Një nënë është akuzuar për vrasjen e dy djemve të saj të vegjël duke i futur ata në një furrë.
Lamora Williams nga Atlanta, SHBA, thuhet se ka futur në furrë vogëlushët e saj, dy dhe një vjeç dhe i ka djegur ata të gjallë ditën e premte, sipas Atlanta Journal-Constitution.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell tvklan.al, 24 – vjeçarja mendohet se kohët e fundit kishte lënë punën e saj për shkak se nuk kishte mundur të gjente një dado dhe u kishte thënë miqve të saj që kjo situatë e kishte lodhur.
Policia tha se vogëlushët kishin pësuar dëme të tmerrshme në trup kur u nxorën nga banesa.
Pasi ajo vrau fëmijët e saj kërkoi të bisedonte nëpërmjet videokameras me babanë e djemve, Jameel Penn.
Ai lajmëroi menjëherë policinë kur pa se fëmijët e tij ishin të dysheme dhe s’po lëviznin.
Williams besohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor të pa diagnostikuara, të shkaktuara nga vdekja e babait të saj kur ajo ishte 19 vjeç dhe duke qenë një nënë e vetme e katër fëmijëve të vegjël.