Një burrë në Keni ia ka prerë duart me shpatë gruas së vet, vetëm pse gjatë shtatë viteve të martesës së tyre ajo nuk kishte arritur të mbesë shtatzënë, edhe pse ai ishte impotent.
Jackline Mwende ishte masakruar brutalisht nga Stephen Ngila në shtëpinë e saj në Masji, Machakos, pasi bashkëshorti i kishte thënë se “kjo është dita e saj e fundit”, transmeton Telegrafi.
34-vjeçari assesi nuk mund të pajtohej me faktin që nuk ka fëmijë, dhe për një moment kishte humbur kontrollin, dhe kështu sulmuar bashkëshorten e cila nuk kishte arritur të mbesë shtatzënë, edhe pse mjekët vazhdimisht u kishin bërë me dije se problemi qëndron tek burri.
Mjekët vazhdimisht e kishin informuar burrin e Jackline se ai ka probleme, dhe se mund të shërohet nëse vazhdimisht ndjek këshillat e tyre.
Por edhe pse ata ishin ndarë për tre muaj, burri i tërbuar është rikthyer në shtëpinë që dikur e ndante me bashkëshorten, dhe kështu e sulmoi me shpatë duke ia prerë të dy duart.
Mwende 27-vjeçe, gjithashtu ka pësuar lëndime serioze në kokë, derisa ky rast ka shkaktuar reagime të ashpra në Keni. /Telegrafi/