Një punonjëse e një çerdheje në qytetin Khaghar në Indi është kapur nga kamera teksa ka keqtrajtuar beben nëntë-muajshe.
Fëmija aq shumë është keqtrajtuar sa që ka përfunduar me kafkë të thyer dhe gjakderdhje të brendshme, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.
Afsana Shaikh ka kryer këtë akt tmerr kur bebja për herë të parë shkoi në çerdhe. Kur nëna e ka marrë, i ka vërejtur shenjat e goditjes në fytyrë. Ndërkaq, mjeku tregon gjendjen e vajzës së saj.
Shaikh – pasi janë marrë me vendim gjyqi xhirimet nga kamerat – është arrestuar. /Telegrafi/