Site icon Telegrafi

E tmerrshme çfarë i ndodhi djaloshit që luajti 6 ditë lojëra online (Foto)

Një adoleshent i pasionuar pas lojërave online ka përjetuar tmerr të vërtetë.

Atij i janë qelbur këmbët, pas 6 ditëve që ka qëndruar në një internet kafe duke luajtur, shkruan the Sun.

19 vjeçari kishte ikur nga shtëpia për në aventurën e çuditshme dhe të rrezikshme të lojërave, transmeton Bota Sot.

Policia thotë se ai u gjet pa ndjenja pas shkurreve afër një hekurudhore në Hangzhou të Kinës.

Këmbët e tij ishin të gjakosura dhe të infektuara dhe vinin erë të qelbur.

Ai u dërgua për trajtim mjekësor, e më pas u tha policisë se nuk kishte ngrënë 3 ditë, pasi të gjitha paratë i kishte shpenzuar për lojëra për aventurën 6 ditëshe.

Fillimisht babai i tij tha se nuk e donte djalin e tij, pasi kishte 10 ditë që ai kishte ikur nga shtëpia dhe nuk bënte gjë tjetër pos fiksimit në lojërat online.

Por, më vonë ai ndryshoi qëndrim dhe e pyeti djalin nëse dëshiron të kthehet me të në shtëpi.

Zyrtarët janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e tij, pasi ai do të mund të vdiste po të mos gjendej në kohë.

Exit mobile version