Ky është momenti i pabesueshëm kur një konkurrent tentoi të mbyste gruan e tij gjatë transmetimit live në një ‘reality show’ të Serbisë.
Video shokuese tregon se si çifti qëndron i ulur në një tavolinë të madhe para se burri të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes.
E gjitha nisi pasi gruaja e Nenad Marinkovic- Gastos, Zorica Dukic, ndërhyri kur ai po debatonte me një konkurrent tjetër.
Teksa e sulmon e përpiqet t’i marrë frymën 24- vjeçares, Gastod i thotë i nevrikosur “ Ti je gruaja ime! Do flas unë për ty! Qepe gojën!”
Momenti i tmerrshëm është ndjekur edhe përmes një ekrani në dhomën ku qëndronin konkurrentët e “Couples”.
https://www.youtube.com/watch?v=RMWtqW7SZ-o