Site icon Telegrafi

E tmerrshme: Babai rrah mizorisht të birin për faj të vëllait të tij (Video, +18)

Një refugjat sirian që jeton në Turqi e ka rrahur të birin me zorrën e ujit, për shkak se i është arratisur fëmija i madh.

Regjistrimi mizor shfaq Muhammed Ellababidin, duke e qëlluar 12-vjeçarin në shputa të këmbëve, vetëm për shkak se i ka ikur i vëllai, transmeton Telegrafi.

Burri që jeton me gruan dhe pesë fëmijët në regjionin e Adanasë, ka qenë i mllefosur që djali tij i madh është larguar pa i treguar.

“Tregojani këtë video Abdo-së, le të sheh se çfarë po i heqë vëllai për shkak të tij”, dëgjohet duke thënë Muhammed, ndërsa e detyron adoleshentin t’i ngre këmbët lartë.

“Nëse i pëlqen le të më tregoj, përndryshe unë do ta rrahë sërish”, vazhdon tutje babai, ndërsa djaloshi i përgjërohet për mëshirë.

Pasi është publikuar kjo video, policia ka filluar hetimet. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TUYnDyVZfZM

Exit mobile version