Telegrafi

E tmerrshme: Arsimtarët e papërmbajtshëm filmohen duke i treguar njëri-tjetrit, se me cilën nxënëse do të bënin seks (Video)

Disa mësimdhënës nga Michigan i Shteteve të Bashkuara, janë filmuar derisa po bënin komente të “papërshtatshme” për nxënëset, shkruan Daily Mail.

Shtatë të punësuarit në shkollën Bangor po komentonin për nxënëset, në minutën e gjashtë të një videoje të publikuar në YouTube, transmeton Telegrafi.

Ata po luanin lojën “F..k, marry, kill” në të cilën kanë përmendur emrat e nxënëseve dhe kanë treguar me cilat do të dëshironin të bënin seks, të martohen, por edhe t’i vrasin.

Sekretari i shkollës raportohet se është suspenduar dhe dy arsimtarëve u është dhënë vërejtja e fundit, derisa prindërit e nxënësve për pak sa janë çmendur kur kanë dëgjuar për këtë video që ka bërë xhiron e botës.

“Jemi të shokuar për faktin, se standardet e tyre do të duhet të ishin në nivelin më të lartë. Kjo mënyrë e të folur për fëmijët është e papranueshme. Të gjithë këta fëmijë janë adoleshentë, kjo vërtetë nuk është në rregull”, ka deklaruar Amanda Reprogal, nëna e një nxënësi15-vjeç me nevoja të veçanta emri i të cilit është apostrofuar në video. /Telegrafi/