Një video shokuese është shfaqur në internet, në të cilën shihet se si një burrë qëllohet gjashtë herë me armë, derisa po qëndronte në një restorant me të dashurën e vet.
Policia ka bërë të ditur se kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin 17-vjeç, i cili aktualisht është në arrati, transmeton Telegrafi.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, mund të shihet se si adoleshenti i veshur me të bardhë, afrohet me gjakftohtësi pranë tavolinës ku Umut Simsek (37) dhe e dashura e tij ishin ulur.
Dhe papritmas adoleshenti fillon të qëllojë me armë Simsekun, të cilin e mbushi me plumba.
Por edhe pse pas plagëve të marra ishte dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka arritur të shpëtojë.
Kjo ngjarje e tmerrshme, raportohet të ketë ndodhur më 12 korrik në qytetin Samson në pjesën veriore të Turqisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uzHrlvtvwtE