Një video e publikuar nga gjiganti informativ “BBC News” tregon disa minorene në rrugët e Los Angelesit, të cilat janë shoqëruar nga autoritetet për aktivitetin si punëtore seksi.
Përtej thonjve të kuruar këto vajza janë minorene të moshave 16-17 vjeçare që enden në rrugët e Los Angelesit duke ofruar seks.
Ato nuk mund të vihen në pranga, por policia e ka gjetur zgjidhjen duke i futur në një dhomë e duke biseduar me to. Një vend i sigurt ku ato mund të gjejnë mbështetje, shkruan tvklan.al.
Rreshteri Brian Gallagher drejton skuadrat e natës për të shpëtuar vajza, të cilat shesin trupin e tyre në South Central, një nga lagjet më të varfra dhe më të rrezikshme të Los Angelesit në SHBA.
Në mesin e punonjëseve të seksit ata kanë gjetur edhe një vajzë e cila është raportuar si e humbur nga prindërit e saj.
Ato abuzoheshin fizikisht, seksualisht dhe emocionalisht. “BBC” thotë se është shumë mizore të shikosh se si vajzat abuzohen në një nga vendet më të pasura të botës.
Vajza më e vogël që policët kanë gjetur ka qenë vetëm 11-vjeçe.