Telegrafi

E thotë shkenca: Meshkujt janë më idiotë se femrat

Një studim i çuditshëm i publikuar në botimin special për Krishtlindje të “The BMJ” ka vlerësuar se cila gjini ka gjasa më të mëdha të bëjë pjesë në sjelljen idiote bazuar në rezultatet 20 vjeçare të Darwin Award.

Çmimet vjetore “Darwin Awards” jepen çdo vit për individët që vdesin duke qenë pjesëmarrës në sjellje idiote e jashtëzakonisht të rrezikshme. Emri i këtij çmimi bazohet në shkencëtarin Charles Darwin, i njohur për shprehjen e tij “mbijetesa e më të fortit”, transmeton Koha.net.

Studimi ka zbuluar se nga viti 1995 deri më 2014, 282 të nominuar kanë qenë meshkuj, ndërsa vetëm 36 ishin femra. Meshkujt përbënin përqindjen dominuese, me 88.7 për qind të të nominuarve për çmimin “Darwin Award”.

“Ky zbulim është krejtësisht konsistente me teorinë idiote të meshkujve (MIT) dhe mbështet hipotezën se meshkujt janë idiotë dhe idiotët bëjnë gjëra idiote”, thotë studimi.

Autorët e këtij studimi kanë ardhur në përfundimin se teoria e tyre e MIT “meriton hetim më të thellë”.

“Tani që pothuajse kemi hyrë në sezonin festiv, ne kemi për synim që të vazhdojmë të hetojmë edhe më thellësisht studimin tonë si dhe një studim tjetër eksperimental – me meshkuj e femra, me dhe pa alkool – gjatë një ndeje gjysmë-natyrale të Krishtlindjeve”, thonë ata.

Dhe ja, meshkujt janë më idiotë se femrat. Një studim “shumë i besueshëm” e thotë këtë! /Telegrafi/