Ideja që çiftet e martuara kanë më pak stres në jetën e tyre është paksa e rreme. Gjithsesi, në jetë është e rëndësishme të kesh besim se gjërat mund të rregullohen
Jeta është bërë stresuese, mirëpo, ka disa gjëra ose ngjarje që mund të na e ulin nivelin e stresit. Martesa është një prej tyre.
Sipas shkencës, martesa mund të ulë nivelet e stresit. Nëse jeni të interesuar për këtë studim, lexoni më poshtë:
Martesa nuk është ajo që lexojmë në poezitë e bukura për dashurinë
Disa nga ata persona që kanë tashmë unazat në gishtat e dorës, mendojnë se të gjitha zënkat apo vështirësitë që ofron jeta do të kalohen më lehtë me partnerit. Kur mendojnë gjysmën e tyre më të mirë, niveli i stresit ulet.
Gjithsesi, martesa nuk është fushë me lule. Ka edhe ajo uljet dhe ngritjet e veta. Mos mendoni se martesa është ajo që lexojmë në poezitë e bukura për dashurinë. Jeta reale është larg nga ajo e poezive.
Jeta është më e lehtë kur nuk e përballon vetëm
Një grup studiuesish supozoi se midis të martuarve, të vetmuarve, të divorcuarve ose të vejave, grupi i parë është më i mbrojtur nga stresi. Për të provuar këtë ide, studiuesit mblodhën mostrat e pështymës së 572 të rriturve nga moshat 21 deri në 55 vjeç. Ata zbuluan se njerëzit e martuar kishin nivelin më të ulët të kortizolit, i cili njihet si hormon stresi.
Kjo do të thotë se, pavarësisht nga të gjitha shakatë e bëra nga njerëzit e martuar rreth jetës së tyre të vështirë, ata janë më pak të stresuar se njerëzit e vetmuar.
Balancat
Është e qartë se stresi nuk sjell asgjë të mirë. Nga stresi i lartë mund të shtohen rreziqet për sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Pra, është mirë të dimë se martesa mund të jetë një ndihmë e madhe për këtë çështje. Por është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh se ky përfundim nuk është një ilaç për të gjitha situatat.
Nuk ka kuptim të martohesh me personin e parë që takon ose në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënie që nuk kanë të ardhme në mënyrë që të keni më pak stres. Këto përpjekje kanë gjasa të sjellin më shumë dëme sesa përfitime. /Telegrafi/