Ekipi i fushatës së Donald Trump tashmë ka thënë se “menjëherë” do të bëjë thirrje për një rinumërim në Wisconsin.
Sidoqoftë, me Joe Biden përpara me më shumë se 20,000 vota në Wisconsin, një rinumërim nuk ka gjasa të ndryshojë rezultatin përfundimtar në shtet, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Madje edhe aleatët e presidentit, si ish guvernatori i Wisconsin, Scott Walker, kanë thënë se ata mendojnë se Trump ka humbur në këtë shtet.
Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, Joe Biden do të fitojë në Wisconsin që ka 10 vota elektorale.
E këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale. /Telegrafi/