Agjenti i Davide Santon, Marco Arduini, ka thënë se klienti i tij mund të largohet nga Interi në sezonin e ardhshëm nëse qëndron trajneri Roberto Mancini.
Agjenti ka thënë se ai nuk është aspak i kënaqur me minutat e mbrojtësit italian në fushë dhe kështu ata janë duke menduar largimin.
“E ardhmja e Santon? Trajneri e angazhon atë shume pak. Nëse Mancini qëndron dhe në sezonin e ardhshëm, atëherë Santon me shume mundësi do te largohet nga Appiano” ka thënë agjenti për IlSussidiario.net.
Santon është paraqitur vetëm në dhjetë ndeshje për Interin këtë sezon. /Telegrafi/