Telegrafi

E thjeshtë: Si ta eliminoni ndyrësinë nga sfungjeri për larje të enëve saktësisht për 90 sekonda!

Kjo është procedura e cila vret 99 për qind të baktereve

Sfungjeri për larje enësh është plot me baktere dhe do të duhej të zëvendësohej një herë në javë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo hulumtimi i publikuar në “Journal of Environmental Health”, konstaton se me përdorim të drejtë afati i tij i qëndrueshmërisë mund të zgjatet madje në tri javë.

Për t’u ruajtur sa më gjatë, sfungjerin është e nevojshme ta pastrojmë mirë.

Për larjen e tij ju janë të nevojshme vetëm: uji, mikrovala dhe disa pika lëng limoni.

Futeni sfungjerin në ujë dhe në të qitni disa pika lëng limoni dhe futeni në mikrovalë.

Filloni procesin nga 90 sekonda në temperaturën më të lartë, gjë që kontaminimin me baktere do ta ulë për madje 99 për qind!

Kujdes, sepse kjo nuk është e mundshme nëse në sfungjer ekzistojnë pjesë metalike! /Telegrafi/