37-vjeçarja e famshme gjithë dukjen e ka plotësuar me kaçurrele të këndshme dhe me buzëkuq të pakohshëm e cila është gjithmonë ide e shkëlqyeshme.
Aktorja Jessica Alba ka vizituar një dyqan në Los Angeles për t’ia dorëzuar fitueses bursën për studim prej 50.000 dollarësh dhe për t’ia dhuruar paratë një organizate humanitare, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja e Hollywoodit për atë rast ka zgjedhur veshje shumë të thjeshtë dhe të rehatshme, mirëpo edhe shumë efektive.
“Mom jeans” e popullarizuar, Jessica, ka kombinuar fanellën e thjeshtë të bardhë me pallton e gjatë ngjyrë të kuqe dhe këpucët shumë të popullarizuara ngjyrë retro të bardhë.
Pas një kohe të gjatë këpucët e bardha kanë përjetuar kthim të madh në skenën e modës, meçka dëshmojnë edhe adhuruesit e shumtë të modës, të cilët nuk kanë mundur t’i rezistojnë këtij trendi. /Telegrafi/