Ky është momenti rrëqethës kur tre persona mbështetin viktimën për muri, dhe e therin katër herë më thikë në qendër të qytetit.
Një grup të rinjsh po bisedonin me viktimën para një pubi në Leicester të Anglisë, dhe në një moment e përplasin për muri dhe njëri prej tyre e therë më thikë në këmbë, transmeton Telegrafi.
Por është interesant se si ata largohen ngadalë sikur të mos kishin bërë asgjë të keqe, ndërsa disa sekonda më vonë viktima shihet me pantallona të zhveshura i mbuluar në gjak dhe i shoqëruar nga një shok.
Policia angleze ende nuk ka arrestuar askënd lidhur me këtë ngjarje, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse kanë ndonjë informacion për këtë sulm.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë të një lokali afër vendi ku ndodhi sulmi. /Telegrafi/