Këngëtarja dhe kreatorja e famshme e modës, Jessica Simpson u fotografua në një gjendje të rëndë alkoolike.
Jessica Simpson ishte për darkë me bashkëshortin Eric Johnson dhe në momentin që po dilte prej një restoranti të qytetit të Los Angelosit, ajo u pa në gjendje të rëndë dhe të paparë deri më tani.
Për shkak të dehjes së madhe, Jessica filloi të ecte e përçartë dhe paparacët filluan të regjistrojnë çdo detaj.
Gjersa atë se mbanin këmbët, Erik përpiqej ta ndihmonte gjatë gjithë kohës dhe në sajë të tij, ylli amerikan nuk rrëzohej në rrugë.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Jessica të ketë probleme me alkoolin.
Kujtojmë se gjatë këtij viti, në emisionin e Ellen Degeneres, Simpson mezi i lidhte disa fjali në “Ellen Show”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U_vvEVtCHiQ