Telegrafi

E teprojnë “fëmijët e pasur të Instagram-it”, nga ballkoni qëllojnë me armë në drejtim të një rruge të mbushur me njerëz (Video)

Ky është momenti tronditës kur një student i pasur ukrainas gjuan me armë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet nga Kharkiv tregojnë momentin kur djaloshi qëndron në një ballkon duke mbajtur një pistoletë të zezë me dy duar.

Ai hap zjarr me dy të shtëna në rrugë, pastaj tre të tjerë në ajër, para se të kthehet brenda me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke thënë: ‘Dikush do t’i thërrasë policët’.

Studenti pastaj mburrej për të shtënat në faqen e tij të Instagram ku u gjet nga policia që e arrestoi atë dhe tre miqtë e tij, të cilët ishin aty në atë kohë.

Faqja Instagram, e cila mban emrin damn.sultan, tani është mbyllur.

Megjithëse askush nuk u plagos, studentët thuhet se janë nën arrest shtëpie, me fillimin e procedimeve penale kundër tyre.

Ata mund të përballen me burg prej tre deri në shtatë vjet për ‘huliganizëm me përdorimin e armëve të zjarrit’. /Telegrafi/