Site icon Telegrafi

E tallën për unazën e lirë të fejesës, nusja ua mbyll gojën me një status (Foto)

Ariel dhe Quinn McRae blenë unazën e fejesës me një çmim prej 130 dollarë në një dyqan të Pandora në Tennessee.

Pavarësisht se dyshja nga Shtetet e Bashkuara ra në dashuri me setin e bizhuterive, një asistente u tall me ta duke thënë: “Mund ta besoni që disa burra i blejnë këto si unaza fejese? Sa patetike”.

Pas kësaj, Ariel shkruan në llogarinë e saj në Facebook një status i cili më pas u bë viral. Ajo shprehet se dëshira e saj është që të martohet me dashurinë e jetës së saj dhe se unaza për të nuk kishte shumë rëndësi.

“Bashkëshorti im nuk ka shumë para, asnjëri prej nesh nuk ka. Ne vuajmë e vuajmë për të paguar faturat e për të mbushur barkun me bukë. Unaza nuk ishte fare në mendjen time, doja vetëm të martohesha me shokun tim të ngushtë”, shkruan 22-vjeçarja, transmeton shekulli.

Pas postimi, kompania i ka kërkuar falje nuses dhe dhëndrit të ardhshëm.

 

 

 

 

Exit mobile version